Trendy

Kriza me ujin e pijshëm në Gostivar rëndon buxhetet familjare

Para 2 orë

Të paktën 140 denar në ditë i kushton një personi uji për pije dhe për gatim ne Gostivar. Rekomandimet e mjekëve janë që, në këto temperatura të larta, për të mos dehidruar, një person duhet te pijë të paktën 3 litra ujë në ditë si dhe të paktën një litër ujë të harxhojë për gatim.

“Tre deri në katër litra uië brenda ditës duhet të përdor çdo person shkaku se humben lëngjet e trupit edhe përmes djersës”, deklaroi Emri Bajrami, mjek.

 

Uji është nevojë jetike e qytetarëve prandaj blerja e tij me shumcië në këto ditë të nxehta nuk është opsionale por e patjetërsueshme. Qytetarët thonë se kjo rëndon buxhetin e tyre, sidomos për shkak të faktit që kriza me ujin e pastër dhe ndalesa për të konsumuar ujin e çezmave vazhdon prej javësh.

 

“Një bidon ujë një litër e gjysmë shitet për 30-40 denar varësisht firmës prodhuese”, tha një dyqanxhi.

 

“Për të gatuar tani s’është se gatuajnë shumë por për të pirë secilës shtëpi i duhet te paktën nga 20 litra ujë. 1000 denar janë në ditë por tridhjetë ditë nga 1000 janë 30.000 denarë. Kush e ka rrogën apo pensionin këtu 30.000 denar”, thotë një banor.

 

“S’di tu them. Pa ndërprerë blejmë ujë. Sepse jo vetëm që pimë ujë edhe gatuajnë me atë ujë edhe higjiena mbahet me ujë te blerë. Te paktën pra minimum 10 litra në ditë harxhojmë. Rreth 500 den në ditë. Por ia dalim disi. Shkurtojmë nga blerjet tjera për të blerë ujin. Kjo është çka të bëjmë”, tha një banor.

Trending