Trendy

Mbrëmë 50 shoferë janë sanksionuar në aksionin e kontrollit rrugor në Tetovë, një person është privuar nga liria, ndërsa është konfiskuar një moped dhe një mjet i lehtë elektrik

Para 3 javë

Gjatë një aksioni të gjerë kontrolli rrugor të realizuar mbrëmjen e kaluar në Tetovë, policia ka sanksionuar 50 drejtues mjetesh, ka privuar nga liria një person dhe ka konfiskuar një moped si dhe një mjet të lehtë elektrik (trotinet).

Aksioni u zhvillua më 5 gusht, nga ora 17:00 deri në 23:00, nga Njësiti Mobil i Sigurisë së Qarkullimit Rrugor pranë Sektorit të Çështjeve të Trafikut, me fokus kontrollin e drejtuesve të mopedëve, motoçikletave dhe trotineteve.

Sipas policisë, janë shqiptuar gjithsej 50 masa ndëshkuese, prej të cilave 31 për drejtim të mopedit ose motoçikletës pa helmetë mbrojtëse, nëntë ndaj drejtuesve të trotineteve, si dhe disa masa të tjera për drejtim pa kategorinë përkatëse, skadim të regjistrimit, mungesë të sigurimit të vlefshëm, drejtim nën ndikimin e alkoolit dhe shkelje të tjera të rregullave të trafikut.

Një person është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “drejtimi i mjetit motorik pa patentë shoferi”, ndërsa mopedi që ai drejtonte është konfiskuar.

Policia ka konfiskuar përkohësisht edhe një trotinet, pasi drejtohej nga një fëmijë, i cili transportonte edhe një person tjetër.

Autoritetet njoftojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në të gjithë vendin, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e shkeljeve.

Trending