Trendy

Edhe pak ditë Grubit i mbaron arresti shtëpiak, a do të del në liri?

Para 2 orë

Muaji i gjashtë dhe i fundit për hetimin ndaj ish‑zëvendëskryeministrit Artan Grubi nga BDI përfundon më 22 gusht, kur ai do të lirohet edhe nga arresti shtëpiak, nëse prokurori nuk ngre akuzë kundër tij.

 

Prokurori i Prokurorisë Themelore Publike Shkup, i cili pas 14 muajsh arratisje të Grubit e mbajti vetëm gjysmë dite në paraburgim dhe menjëherë ia zbuti masën në arrest shtëpiak, ka afat ligjor prej 17 ditësh për ta përfunduar hetimin. Në të kundërtën, Grubi është i lirë.

 

“Nëse nuk ka akuzë, arresti shtëpiak i të dyshuarit për të cilin pyesni hiqet dhe Gjykata Themelore Penale Shkup, me detyrë zyrtare, cakton masë për sigurimin e pranisë. Më së shpeshti kjo është marrja e dokumentit të udhëtimit”, thonë për Sakamdakazam.mk nga Gjykata Penale.

Artan Grubi, para se të dorëzohej në pikën kufitare Bllacë më 23 shkurt 2026, ishte i arratisur në Kosovë, ku nuk nevojitet pasaportë — kufiri kalon me letërnjoftim.

 

Ai dyshohet për përvetësim prej 8,2 milionë euro në Lotarinë Shtetërore. Pas disa orësh të kaluara në paraburgim, deklaroi se nuk ishte ndier i sigurt në Shutkë, ndaj prokurori, operativë të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), si dhe gjyqtari i procedurës paraprake, menjëherë e nxorën nga burgu me propozim për masë arrest shtëpiak.

 

” ”

Më 24 nëntor 2025, atëherë prokurori i shtetit, Ljupço Kocevski, deklaroi se provat për Grubin janë mbledhur dhe se pritej vetëm ekstradimi i tij nga Kosova. Heshtja për këtë lëndë mbetet e paqartë. Edhe dje Prokuroria na u përgjigj se nuk ka asgjë të re për hetimin që mund t’i komunikohet opinionit.

 

Përveç Grubit, i dyshuar në këtë rast është edhe Prparim Bajrami, kryetar i Bordit Drejtues dhe drejtor i përgjithshëm i Lotarisë Shtetërore. Edhe ai është në arratisje.

 

Katër të tjerë janë të dyshuar në cilësinë e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve për dy thirrje të veçanta publike, dhe për ta ekziston dyshimi se kanë keqpërdorur autorizimet dhe detyrat e veçanta duke zhvilluar thirrje publike për transferimin e të drejtës për organizimin e lojërave elektronike dhe online të fatit, megjithëse kanë ditur se një procedurë e tillë nuk duhej të zbatohej në ras8tet konkrete .

Trending