Trendy

VLEN: Për 22 vjet BDI nuk e miratoi ligjin për përfaqësim të drejtë, tani po e pengon

Para 2 orë

VLEN ka reaguar përmes një deklarate për media ndaj akuzave të BDI-së, e cila e ka kritikuar qeverinë për shkelje të Marrëveshjes së Ohrit dhe të drejtave të shqiptarëve, transmeton InfoShqip.

Komunikata e VLEN-it

“BDI-ja sërish po përpiqet ta paraqesë Marrëveshjen e Ohrit si pronë të sajën. Pretendon se e mbron atë, por në realitet e ka përdorur për interesat e veta partiake. Dikur e vetëshpallur edhe si parti e gjelbër, sot ajo po pengon përmbushjen e një prej parimeve kryesore të Marrëveshjes së Ohrit: përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.

Për 22 vjet, BDI-ja i kishte në dorë të gjitha mundësitë, nga ministrat e deputetët deri te pushteti i plotë. Ligjin mund ta miratonte në çdo moment, por nuk e bëri. Arsyeja nuk ishte mungesa e aftësisë, por mungesa e vullnetit.

“Në mungesë të një ligji, vendet e punës shpërndaheshin prej tyre sikur të ishin dhurata personale të Ali Ahmetit. Një vend pune shndërrohej në mjet për ta mbajtur një familje të varur. Kush ishte në krah të tyre e kishte rrugën të hapur, ndërsa të tjerët mbeteshin jashtë. Pikërisht për këtë arsye nuk u leverdiste që përfaqësimi i drejtë të përcaktohej si një e drejtë e garantuar me ligj.

Tani, kur Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është para institucioneve, e njëjta parti po punon për ta bllokuar. Mekanizmi i Badenterit, i krijuar për të mbrojtur interesat e bashkësive, sipas VLEN-it është kthyer nga BDI-ja në një instrument presioni partiak kundër çdo zgjidhjeje që nuk mban vulën e saj. Sipas tyre, BDI-së nuk i intereson përfitimi i shqiptarëve, por vetëm pengimi i çdo suksesi të VLEN-it.

Kur ndodhen në pushtet, për BDI-në çdo gjë funksionon siç duhet, ndërsa pas humbjes së posteve kërkojnë të bllokohet edhe funksionimi i shtetit. Por, sipas VLEN-it, kjo qasje nuk mund të vazhdojë më.

Marrëveshja e Ohrit nuk është pronë e Ali Ahmetit, e BDI-së dhe as trashëgimi e “karrigexhinjve të Reçicës së Vogël”. Ajo është rezultat i sakrificës së një populli të tërë. Përfaqësimi i drejtë nuk është dhuratë nga një parti, por e drejtë e qytetarëve dhe përgjegjësi e shtetit.

“Për 22 vjet nuk e miratuan ligjin, ndërsa sot po përpiqen ta ndalin. Ligji duhet të vazhdojë përpara, pa shantazhe dhe pa bllokime.”

Trending