Trendy

Ndërmarrja e Rrugëve thotë se nuk ka dhënë urdhër për tabelën e re në Tabanoc pa gjuhën shqipe: “Makedonijapat” është përgjegjëse

Para 2 orë

Pas bujës së krijuar në opinion për tabelën e re e cila e përjashton gjuhën shqipe dhe e ciëa është e vendosur në pikën kufitare Tabanoc, ku thuhet “Mirë se vini në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, Ndërmarrja për Rrugë Shtetërore thotë se kjo nuk është kompetencë e tyre, raporton Portalb.mk.

 

Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore i tha Portalb.mk se nuk ka dhënë urdhër për ndryshimin e tabelës informuese.

 

“Mirëmbajtja e rrugëve, si dhe përgatitja dhe vendosja e sinjalizimit vertikal dhe horizontal në rrugë, janë në kompetencë të Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale (Makedonijapat)”, thanë nga Rrugët Shtetërore.

 

Portalb.mk dje drejtoi pyetje edhe te ndërmarrja Makedonijapat, por nuk morëm përgjigje.

 

Kjo tabelë e vendosur së fundmi mban mbishkrim vetëm në maqedonisht, anglisht dhe në frengjisht, ndërsa jo edhe në gjuhën shqipe.

 

Trending