Trendy

BDI zyrtarizon Arkin Jahijin si kandidat për kryetar të Bërvenicës

Para 3 orë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka zyrtarizuar Arkin Jahijin si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet lokale.

Nga BDI thonë se kandidatura e Jahijit përfaqëson përgjegjësi, unitet dhe një vizion të ri për zhvillimin e komunës.

Sipas njoftimit, me Arkin Jahijin synohet një Bërvenicë më e zhvilluar dhe më dinjitoze, me administratë në shërbim të qytetarëve, investime konkrete dhe mundësi të barabarta për të gjitha vendbanimet dhe qytetarët.

“Arkin Jahiji do të jetë zëri i çdo qytetari dhe partner i secilit që dëshiron të kontribuojë për zhvillimin dhe mirëqenien e komunës”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Trending