Më 11.08.2026 në ora 12:00, në DBP Gostivar, nga Qendra Mjekësore Gostivar është denoncuar se te ata me lëndime të rënda trupore është sjellë E.A. (37) nga fshati Çegran, i cili menjëherë është transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, përcjell Pa Censurë. Sipas denoncimit, ai i ka marrë lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës në një fabrikë në fshatin Forinë të Gostivarit. Janë njoftuar prokurori publik dhe inspektorati i punës, kurse këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer një ekip nga DBP Gostivar.
Trending











