Trendy

Medvedev: Rusia ka të drejtë të sulmojë çdo anije që transporton mallra për armikun

Para 3 orë

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka deklaruar se Moska e konsideron veten të autorizuar të sulmojë anije tregtare në ujëra neutrale nëse dyshon se ato transportojnë mallra në interes të një vendi armik.

 

Në një postim në Telegram, Medvedev iu referua debatit në Perëndim për të ashtuquajturën “flotë në hije” të Rusisë dhe pretendoi se shumë anije evropiane lundrojnë nën “flamuj komoditeti”.

 

Sipas tij, Rusia mund të ndërmarrë veprime ndaj anijeve tregtare të vendeve që i konsideron armike, nëse ka “arsye të mjaftueshme” për të dyshuar se ato transportojnë ngarkesa për palën kundërshtare.

 

 

Trending