Trendy

Shkëndija mund të transferojë ish-reprezentuesin e Danimarkës, Riza Durmishin

Para 2 orë

Mbrojtësi i majtë Riza Durmishi, i cili ka zhvilluar 23 ndeshje me përfaqësuesen e Danimarkës dhe gjatë karrierës ka luajtur për klube të njohura si Lazio dhe Real Betis, është aktualisht futbollist i lirë. Sipas spekulimeve të fundit, ai mund të jetë përforcimi i radhës i Shkëndijës gjatë kësaj vere.

Durmishi, me origjinë shqiptare nga Tetova, do të ishte një nga transferimet më të bujshme në historinë e klubit kuqezi nëse marrëveshja realizohet. Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar nga palët, por zërat për një kalim të mundshëm në Tetovë po qarkullojnë gjithnjë e më shumë.

Trending