Trendy

Andonovski: Maqedonia me kërcim prej 29 pozitave në Indeksin global për siguri kibernetike

Para 2 orë

Maqedonia shënon përparim të konsiderueshëm në Indeksin global për siguri kibernetike (National Cyber Security Index – NCSI), duke u ngritur për 29 pozita dhe duke e arritur vendin e 30-të mes 155 shteteve dhe territoreve të ranguara. Me rezultat prej 84,17 pikë nga 100 të mundshmet, shteti bën pjesë në mesin e vendeve me nivel të alrtë të gatishmërisë për parandalim të kërcënimeve kibernetike dhe për menaxhim të incidenteve kibernetike, kumtoi sot Ministria e transformimit digjital.

Përparimi, siç ceket në kumtesë, është vërejtur edhe në mediumet ndërkombëtare, të cilat e veçojnë Maqedoninë e Veriut mes vendeve që në periudhë të fundit realizuan përmirësim të konsiderueshëm në kapacitetet nacionale për siguri kibernetike.

Sipas të dhlnave më të reja, Maqedonia e Veriut ka vlerësime maksimale në disa sfera, mes të cilave – politikat për siguri kibernetike, mbrojtja e infrastrukturës kritike informatoive, arsim dhe zhvillimin profesional, mbroijtjen e të dhënave personale, përgjigjen ndaj incidenteve kibernetike dhe luftës kundër krimit kompjuterik.

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski vlerësoi se kërcimi prej 29 pozitave paraqet konfirmim ndërkombëtar për rezultatet nga reformat e kryera.

Përparimi është rezultat i punës së koordinuar të institucioneve dhe disa hapave të ndërmarrë sistematikë, mes të cilëve miratimi i Ligjit për siguri të sistemeve rrjetësore dhe informative, miratimi i Strategjisë për siguri kibernetike 2025-2028 dhe Plani i aksionit për zbatimin e saj, vendosja e mekanizmave për koordinim nacional dhe përforcimi i kapaciteteve për poaraqitje dhe përballje me incidentet kibernetike.

Korniza e re ligjore i konfirmon kompetencat e Ministrisë së Transsformimit Digjital në fushën e sigurisë së sistemeve rrjetësuese dhe informative, vendosë obligime për menaxhim me rreziqet kibernetike dhe paraqitje të incidenteve dhe e përforcon mbrojtjen e subjekteve thelbësore dhe të rëndësishme.

Ministria paralajmëron se do të vazhdojë me zbatimin e Strategjisë dhe Planit të aksionit, përforcimin e kapaciteteve nacionale për parandalim dhe përgjigje, zhvillim të kuadrit profesional, ngritje të vetëdijes tek qytetarët dhe kompanitë dhe thellim të bahkëpunimit ndërkombëtar.

Nga Ministria e Transformimit Digjitaë i cekin burimet zyrtare:

• Rang-lista zyrtare e Indeksit nacional për siguri kibernetike (NCSI):
https://ncsi.ega.ee/ncsi-index/

• Profili zyrtar i Maqedonisë së Veriut – vendi i 30-të dhe rezultat prej 84,17 poikëve:
https://ncsi.ega.ee/country/mk/

• Metodologjia e Indeksit nacional për siguri kibernetike:
https://ncsi.ega.ee/methodology/

• përshkrimi i indikatorëve që zbatohen gjatë vlerëssimit:
https://ncsi.ega.ee/indicators/

Trending