Trendy

Thaçi: Nuk ka pasur dokument për ndarjen e Maqedonisë, Ali Ahmeti flet palidhje

Para 2 orë

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi pas homazheve në përvjetorin e vdekjes së Arben Xhaferit ka reaguar ndaj deklaratave të Ali Ahmetit lidhur me pretendimet për një dokument që ka parashikuar ndarjen e Maqedonisë, raporton zyrtare.net

Thaçi thotë se një dokument i tillë nuk ka ekzistuar dhe se ideja për ndarjen e vendit është nxjerrë nga, siç i quan ai, “pseudoakademikë të instruktuar nga UDB-ja e Serbisë”, raporton zyrtare.net

“Për ndarjen e Maqedonisë nuk ka pasur dokument. Kanë qenë disa pseudoakademikë në atë kohë, të instruktuar nga UDB-ja e Serbisë, të cilët e nxorën këtë ide. Ajo s’ka qenë ide e Akademisë së Shkencave dhe as Arben Xhaferi nuk ka dokument, sepse nuk ekziston. Ali Ahmetit atëherë UDB-ja i ka thënë: kjo është rruga që mund ta shkatërrosh organizimin politik të shqiptarëve. Dhe ai flet palidhje, na paska ekzistuar dokument”, tha Thaçi.

Kreu i PDSH-së paralajmëroi edhe mundësinë e ndërmarrjes së hapave ligjorë ndaj Ahmetit, nëse ai vazhdon me deklarata të tilla.

“Unë e paralajmëroj edhe njëherë: nëse flet kështu, do ta padis në gjyq, në emër të Arben Xhaferit, sepse një denoncim i tillë është i palejueshëm”, u shpreh Thaçi.

Trending