Trendy

Shkëndija e Haraçinës merr fitoren e parë historike në Ligën e Parë

Para 2 orë

Shkëndija e Haraçinës ka shkruar histori, duke regjistruar sot fitoren e parë në elitën e futbollit vendor, raporton SHENJA. Skuadra haraçinase triumfoi me rezultat 1:0 ndaj Tikveshit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të kampionatit. Goli i vetëm dhe vendimtar i takimit u shënua nga Marko Simonovski në minutën e 27-të, duke i dhuruar Shkëndijës tri pikë të rëndësishme. Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot, Sileksi shënoi fitore të thellë 3:0 ndaj Skopjes.

Ndërkohë, xhiroja e tretë do të përmbyllet nesër me dy përballje interesante. Struga do të përballet me Vardarin, ndërsa Shkëndija do të luajë ndaj Bregallnicës. /SHENJA/

Trending