Trendy

BE: Janë plotësuar kushtet për hapjen e Urës së Ibrit

Para 3 orë

Bahri Cani

 

Pas KFOR-it dhe NATO-s, tani edhe Bashkimi Evropian del në mbështetje të hapjes së Urës së Ibrit, që për 27 vjet me radhë ka qenë ura më e kontestuar në Evropë.

 

KFOR-i ka njoftuar se ka filluar “tranzicionin gradual” i kontrollit mbi këtë urë, tek autoritetet policore të Kosovës.

 

Ndërsa një zëdhënës i BE thotë se ata janë informuar nga NATO me këtë vendim. Sipas tij: “Dislokimi i një misioni të NATO-s në Kosovë është çështje që vendoset nga NATO. Mund të konfirmojmë se BE-ja është informuar nga NATO”.

 

BE e ka thënë edhe në raportin e vitit 2025, se ura duhet të hapet pas konsultimeve me “partnerët e sigurisë”. Ndërsa tani thuhet se për BE-në, kushtet janë përmbushur pas njoftimit nga KFOR-i.

 

Autoritetet e BE-së thonë se për ta ka qenë e gjithmonë e qartë se Ura duhet të hapet pasi të plotësohen kushtet. “Mund të konfirmojmë, se ky është vërtet rasti”, thuhet në përgjigjen nga BE të dërguar për Gazetës Express.

 

Misionet ndërkombëtare në Kosovë do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për të garantuar siguri të përshtatshme për të gjitha komunitetet në të gjithë territorin e Kosovës, në përputhje me mandatin e tij, thuhet në përgjigje.

 

Ky proces do të jetë “gradual” dhe “po koordinohet ngushtë me të gjithë aktorët relevantë”.

Trending