Më 17.08.2026, rreth orës 03:00, në kryqëzimin e bulevardit „Goce Dellçev“ me rrugën „Mara Ugrinova“ në Gostivar, zyrtarët policorë të SPB Gostivar kanë privuar nga liria një 16-vjeçare nga Gostivari.
Sipas njoftimit të MPB-së, paraprakisht e mitura, duke drejtuar një motoçikletë me targa të Gostivarit, është përplasur me një minibus të parkuar, gjithashtu me targa të Gostivarit.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është konstatuar se 16-vjeçarja e drejtonte motoçikletën pa patentë shoferi.
Pas konsultimit me prokurorin publik, motoçikleta është konfiskuar, ndërsa ndaj të miturës do të ngrihet kallëzim përkatës.
Trending











