Trendy

Rritje e ndjeshme e naftës në Maqedoni

Para 3 orë

Çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut pritet të pësojnë rritje, duke e çuar çmimin e naftës në 98 denarë për litër, ndërsa benzina do të arrijë në 91,5 denarë për litër.

Rritja vjen pas ndryshimeve të çmimeve referente të derivateve në tregjet ndërkombëtare. Çmimet e karburanteve në vend përcaktohen nga Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), i cili merr parasysh lëvizjet e çmimeve në tregun botëror dhe kursin e dollarit.

Kjo rritje pritet të reflektohet drejtpërdrejt në shpenzimet e qytetarëve dhe transportit.

Sipas vendimit të fundit të publikuar më 10 gusht, nafta ishte ulur në 91,5 denarë për litër, ndërsa benzina BS-95 në 87 denarë.

Trending