Më 16.08.2026, rreth orës 21:45, në SPB Shkup është raportuar se në autostradën Shkup-Tetovë, në zonën e fshatit Laskarcë të Shkupit, automjeti i pasagjerëve “BMW” me targa të Tetovës, i drejtuar nga E.K. (23) nga fshati Palaticë e Tetovës, ka goditur gardhin mbrojtës dhe ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti, lëndime të rënda trupore kanë pësuar shoferi E.K. dhe pasagjerët M.S. (19) si dhe një 15-vjeçar, ndërsa me lëndime trupore ka mbetur pasagjeri E.K. (20), të gjithë nga fshati Palaticë, të konstatuara në Qendrën Urgjente pranë Kompleksit të Klinikave “Nëna Terezë”.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, kurse këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi hetimor i SPB Shkup.











