Trendy

Arrestohet një person, u kap duke kontrabanduar emigrantë nga Egjipti

Para 1 orë

Mbrëmë rreth orës 22:00, në fshatin Bogorodicë të Gjevgjelisë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare dhe Kontrolle Kufitare Bogorodicë kanë arrestuar R.S. (59) nga Letonia.

Nga MPB-ja informojnë se gjatë kontrollit të një automjeti “Fiat Tipo” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte R.S., janë gjetur 10 emigrantë nga Egjipti.

Emigrantët janë dërguar në Qendrën Pranuese-Tranzitore “Vinojug” në Gjevgjeli, ndërsa R.S. i është dorëzuar Stacionit Policor në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Trending