Trendy

Kush do ta zëvendësojë Islam Abazin? Prokurorët do të votojnë në fund të tetorit

Para 3 orë

Më 28 tetor, prokurorët do të votojnë për pasardhësin e Islam Abazit. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Bashkim Besimi, e konfirmoi për Tellma se sot e ka nënshkruar shpalljen për zgjedhjen e kreut të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe e ka dërguar për publikim në Gazetën Zyrtare.

Afati prej 15 ditësh për paraqitjen e kandidaturave fillon të rrjedhë pas publikimit të shpalljes.

Ligji për Prokurorinë Publike thotë se për prokuror publik themelor të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit mund të zgjidhet personi që ka të paktën gjashtë vjet përvojë të pandërprerë pune si prokuror publik deri në momentin e aplikimit për emërim dhe që është vlerësuar pozitivisht gjatë tri viteve të fundit.

Sipas ligjit aktual për Prokurorinë Publike, mandati është katërvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje. Ligji i cili ka ngecur në procedurë parlamentare për shkak të mungesës së shumicës prej dy të tretash parashikonte mandat gjashtëvjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje, por edhe që zgjedhjet të konsiderohen të suksesshme nëse në to marrin pjesë më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të prokurorëve publikë.

Më 28 tetor të këtij viti, prokurorët nga të gjitha prokuroritë do të kenë mundësinë që për herë të dytë të zgjedhin kreun e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar.

Herën e parë, nga katër kandidatë të paraqitur, më së shumti vota mori Abazi, ndërsa fotografitë që u publikuan me të afërm të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, shkaktuan reagime të shumta.

Midis emrave të përfolur si kandidatë për këtë pozitë përfliten janë Iskra Haxhi-Vasileva, Spasenka Andonova, Vlladimir Milloshevski, Aleksandar Markovskit dhe Jovan Cvetanovskit. Ndërkaq edhe kreu aktual i Prokurorisë, Islam Abazi, e ka lënë të hapur mundësinë që të kandidojë për një mandat të ri.

Trending