Trendy

Rrëzoi punëtorin e EVN-së nga shkallët dhe goditi kolegun e tij, arrestohet 47-vjeçari në Shkup

Para 3 orë

Më 17.08.2026, rreth orës 10:10 në Shkup, në zonën e Shuto Orizarës, zyrtarët policorë nga SBP Shkup kanë privuar nga liria D.G. (47) nga Shkupi. Policia ka vepruar pas një denoncimi të mëparshëm se ai kishte rrëzuar një shkallë mbi të cilën ndodhej një punonjës i “EVN Maqedoni”, e më pas kishte sulmuar fizikisht dhe me një send të forte një punonjës tjetër të EVN-ës gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Pas dokumentimit të plotë të rregullit, Njësiti për Krime me Dhunë – Sektori për Krime me Dhunë pranë SBP Shkup do të dorëzojë kallëzim penal për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për veprën penale “Dhunë”.

Trending