Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër T.D. (55) dhe Z.D. (54), të dy shtetas të Turqisë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “zhvatje”.
Sipas kallëzimit, të dy gjatë periudhës nga viti 2019 deri në vitin 2026, me kërcënime dhe detyrim, kanë detyruar një 66-vjeçar nga Gostivari dhe djalin e tij 41-vjeçar t’u dorëzojnë ar të përpunuar me peshë të përgjithshme prej 43 kilogramësh e 800 gramësh.
Të kallëzuarit, siç thuhet, në mënyrë të paligjshme e kanë llogaritur vlerën e arit si lëndë të parë të shkrirë, në vend që ta llogarisnin si produkte të gatshme të përpunuara, vlera e të cilave në treg është dukshëm më e lartë.
Përveç kësaj, në shkurt të vitit 2025, përmes mesazheve shantazhuese dhe kërcënuese drejtuar djalit dhe familjes së tij, ata e kanë detyruar 66-vjeçarin të nënshkruajë një parakontratë për shitblerjen e një prone të paluajtshme.
Parakontrata është nënshkruar te noteri në Gostivar, ndërsa, sipas kallëzimit, përmbajtja e saj nuk i është lexuar.











