Trendy

Mercedes-i përfshihet nga flakët në rrugën Tetovë–Shkup, arrestohet 20-vjeçari pas përplasjes me policinë

Para 3 orë

Një automjet është përfshirë nga flakët në rrugën rajonale Tetovë–Shkup, ndërsa një 20-vjeçar është shoqëruar në polici pas sjelljes agresive ndaj zyrtarëve policorë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit pranë nyjës së Grupçinit, ku policia ka hasur një automjet “Mercedes” me targa të Shkupit të përfshirë nga zjarri.

Automjeti ishte në pronësi të S.I. (66) nga Bukoviqi, ndërsa drejtohej nga M.I. (19). Në automjet ndodheshin edhe A.J. (19) dhe B.B. (20) nga Shkupi.

Zjarri është shuar nga zjarrfikësit e Tetovës.

Gjatë kryerjes së këqyrjes, njëri nga bashkudhëtarët, B.B. (20), ka filluar të fotografojë vendin e ngjarjes dhe, pasi policët i kanë kërkuar të largohej, ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre.

Ai është arrestuar dhe ndaj tij do të ndërmerren procedurat përkatëse,

Trending