Trendy

Shtetasit e Serbisë që kthehen nga pushimet në Greqi ankohen nga gjobat e “Safe City”

Para 3 orë

“Turp për atë që po bëjnë maqedonasit”, është vetëm një nga komentet e shumta në rrjetet sociale pas aplikimit dje të sistemit “Qyteti i Sigurt” (Safe City) për të huajt, për shkak të të cilit në daljet nga vendi u krijuan kolona të mëdha.

Sistemi “Qyteti i Sigurt” shkaktoi kolona prej kilometrash në Tabanoc, kryesisht nga persona që po ktheheshin nga pushimet në Greqi dhe të cilët, gjatë kalimit nëpër Maqedoni, kishin kryer kundërvajtje në trafik, ndaj në dalje nga vendi duhej të paguanin gjobat. Gjoba po arkëtoheshin edhe për kundërvajtje të kryera që nga shkurti.

“Pothuajse çdo automjet i dytë duhej të paguante gjobë”, thuhet në një tjetër koment. Sipas qytetarëve serbë, kjo shkaktoi një kaos të tillë saqë të gjitha automjetet nuk mund të përfshiheshin në zonën ndërmjet kufijve.

Trending