Një baba është qortuar nga policia pasi e la të birin në malin më të lartë të Japonisë për disa orë, duke i lënë vetëm një pije freskuese dhe një ushqim të lehtë.
Djali shtatëvjeçar u gjet i ulur në një stol në malin Fuji, në kushte moti me mjegull dhe shi, në një pikë që ndodhet në një lartësi prej mbi 2.000 metrash, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv.
Babai i tij, 48 vjeç, thuhet se i kishte thënë të “priste aty” pasi djali ishte ankuar se ishte i lodhur, dhe më pas kishte vazhduar ngjitjen me djalin tjetër, më të madh.
Personeli i një strehe malore e gjeti fëmijën pranë stacionit të gjashtë të shtegut të ngjitjes drejt majës dhe njoftoi policinë.
Babai i tij u gjet midis stacionit të shtatë dhe atij të tetë të shtegut – një distancë që përshkohet në rreth tri orë ecje.











