Bayern Munih e ka nisur sezonin me trofe, pasi triumfoi 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në Superkupën e Gjermanisë, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin “Signal Iduna Park”, përcjell tetova1
Bavarezët kaluan në epërsi në minutën e 28-të me Nathaniel Brown, i cili shënoi për 1-0.
Dortmundi arriti ta dërgonte topin në rrjetë, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it. Bayern më pas e shfrytëzoi epërsinë dhe në minutën e 42-të Michael Olise realizoi për 2-0.
Në pjesën e dytë, Dortmundi u rikthye në lojë dhe kërkoi më shumë në fazën sulmuese. Fabio Silva shënoi në minutën e 75-të, duke ngushtuar rezultatin në 2-1.
Megjithatë, vendasit nuk arritën të gjenin golin e barazimit deri në fund. Me këtë fitore, Bayern Munih e siguron Superkupën e Gjermanisë dhe nis sezonin e ri me trofe./tetova1.mk











