Më 21.08.2026, zyrtarë policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria S.B. (41) nga fshati Leshkë, Tetovë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të tij, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe konfiskuar një karabinë 7 mm me dylbi optike, një pistoletë “CZ” 9 mm me karikatorë bosh, një pushkë ajrore 5.4 mm me dylbi optike, si dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm.











