Komandanti i NJTKZ Tetovë, Avni Ameti, ka shprehur mirënjohje publike për drejtorin e Qendrës për Menaxhim me Kriza (CUK), Muhamet Ali, për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë muajve të verës.
Ameti theksoi se Ali ka qenë vazhdimisht pranë ekipeve dhe qytetarëve në fshatrat e Tetovës, veçanërisht gjatë situatave dhe ngjarjeve që kanë kërkuar ndërhyrje dhe koordinim.
“Gjatë gjithë kësaj vere, në çdo ngjarje dhe në çdo situatë që ka prekur fshatrat tona, z. Muhamet Ali ka qenë pranë nesh, duke dëshmuar përkushtim, gatishmëri dhe mbështetje të vazhdueshme”, ka shkruar Ameti.
Ai e ka falënderuar drejtorin e CUK-ut për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të qenë pranë qytetarëve në momentet kur nevojitet më së shumti.
“Faleminderit për përkushtimin, mbështetjen dhe gatishmërinë tuaj për të qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve”, ka theksuar Ameti./Tema.mk











