Trendy
Screenshot

Zjarr në afërsi varrezave ortodokse në Tetovë, po përhapet drejt Malit Sharr

Para 2 orë

Dy vatra të reja zjarri paraqesin shqetësim për autoritetet. Zjarri mbi fshatin Kopanicë, në malin Zheden, po lëviz në drejtim të Tetovës, ndërsa një tjetër zjarr në zonën e Tetovës, pranë varrezave ortodokse, po përhapet drejt Malit Sharr për shkak të erës së fortë. Në shuarje janë angazhuar ekipet e zjarrfikësve, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, aer-traktorë dhe helikopterë policorë.

Paraprakisht autoritetet njoftuan se mbi 30 zjarre janë regjistruar dje në zona të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, ndërsa rreziku nga zjarret në ambiente të hapura mbetet i lartë. Zjarri në malin Kitka është vënë nën kontroll, ndërsa aktualisht raportohet vetëm tym në një zonë të rrethuar nga vija e zjarrit.

Trending