Trendy

VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Para 2 orë

Partia VLEN ka reaguar ashpër ndaj, siç thonë, glorifikimit të çetnikëve dhe veçanërisht të Ratko Mlladiqit, i dënuar për gjenocid dhe krime të tjera të rënda, përcjell tetova1

VLEN e cilëson veçanërisht shqetësuese faktin që, sipas tyre, përmbajtje të tilla janë publikuar nga drejtuesi i një institucioni që ka për detyrë të mbrojë të drejtat e shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera.

Sipas VLEN-it, bëhet fjalë për një çështje që tejkalon bindjet apo shijet personale dhe lidhet drejtpërdrejt me standardet që duhet të respektojë një zyrtar publik dhe mesazhin që institucionet u përcjellin qytetarëve.

VLEN kërkon përgjegjësi të menjëhershme, duke theksuar se personat që nuk respektojnë viktimat dhe vlerat e bashkëjetesës nuk mund të kenë rolin e garantuesit të të drejtave të komuniteteve.

Reagimi i plotë i VLEN:

“VLEN dënon fuqishëm çdo glorifikim të çetnikëve dhe veçanërisht të Ratko Mlladiqit, i dënuar për gjenocid dhe krime të tjera të rënda.

Akoma më shqetësuese është kur përmbajtje të tilla publikohen nga drejtuesi i një institucioni që ka për detyrë të mbrojë të drejtat e shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera.

Kjo nuk është çështje shijesh apo bindjesh personale. Është çështje e standardeve të një zyrtari publik dhe e mesazhit që institucionet ua dërgojnë qytetarëve.

VLEN kërkon përgjegjësi të menjëhershme. Kush nuk respekton viktimat dhe vlerat e bashkëjetesës nuk mund të jetë garant i të drejtave të komuniteteve”, përfundojnë nga VLEN./tetova1.mk

Trending