Trendy

“Rasti i Llacës”, reagon Myftinia e Tetovës

Para 2 orë

Myftinia e Tetovës ka reaguar lidhur me ngjarjen e fundit në fshatin Llacë, duke shprehur ngushëllime për familjen Ismaili dhe duke bërë thirrje për qetësi, maturi dhe unitet.


Në deklaratë thuhet se, pas konsultimeve me përgjegjësit e xhamisë, është konstatuar se Kryesia e Xhamisë dhe imami Bajram ef. Xhezairi kanë ndërmarrë masat e nevojshme fetare dhe organizative për përgatitjen dhe përcjelljen e të ndjerës për në varrim.


Sipas Myftinisë, të gjitha obligimet kryesore fetare janë përmbushur, ndërsa pas faljes së namazit të xhenazes, njëri nga familjarët ka kërkuar që imami të mos vazhdojë të jetë i pranishëm në ceremoninë e varrimit.


Myftinia vlerëson se kjo çështje nuk duhet të shndërrohet në burim tensionesh apo përplasjesh dhe ka vlerësuar kontributin e imamit dhe xhematit të Llacës ndër vite.

Në fund, Myftinia e Tetovës u ka bërë apel banorëve të Llacës që të ruajnë qetësinë, unitetin dhe respektin e ndërsjellë, duke theksuar se mosmarrëveshjet duhet të trajtohen përmes dialogut dhe mirëkuptimit.

Trending