Trendy

Pa energji elektrike nesër disa fshatra të Tetovës

Para 3 orë

Për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin elektrodistributiv, nesër, e premte (4 shtator), disa zona në rajonin e Tetovës do të mbeten pa energji elektrike, përcjell tetova1

Sipas njoftimit të EVN-së, ndërprerjet janë planifikuar nga ora 09:00 deri në 14:00.

Pa energji elektrike do të jenë:

  • Bogovinë – një pjesë e fshatit, përkatësisht objektet që ndodhen në pjesën në drejtim të autostradës.
  • Bogovinë – Zherovjan – një pjesë e fshatit Zherovjan, konkretisht objektet pranë postës.
  • Tetovë – Reçicë e Vogël – objektet që ndodhen në një pjesë të rrugës nr. 169.
  • Bogovinë – një pjesë e fshatit, objektet në dalje të fshatit, pranë restorantit “Las Vegas”.

Nga EVN bëjnë të ditur se të hënën, më 7 shtator, nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërprerje e planifikuar do të ketë edhe në Sarakinë, përkatësisht në një pjesë të fshatit.

Nga kompania u bëjnë apel qytetarëve që të marrin masat e nevojshme dhe të përgatiten me kohë për periudhën pa furnizim me energji elektrike./tetova1.mk

Trending