Trendy

Çfarë po ndodh? Ethet e Nilit marrin 7 jetë në Maqedoni, të gjitha viktimat burra

Para 2 orë

Numri i personave që kanë humbur jetën nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni këtë vit është rritur në shtatë, një shifër shqetësuese krahasuar me vitet e mëparshme.

 

Të dhënat marrin një dimension edhe më alarmues nëse merret parasysh fakti se, sipas Institutit të Shëndetit Publik, që nga viti 2011, kur virusi u regjistrua për herë të parë në Maqedoni, e deri në vitin 2025, gjithsej janë regjistruar vetëm pesë raste vdekjesh.

Kjo do të thotë se vetëm gjatë këtij viti, numri i viktimave nga ethet e Nilit Perëndimor ka tejkaluar numrin e përgjithshëm të të vdekurve të regjistruar gjatë 14 viteve të mëparshme.

 

Situata ngre shqetësime për përhapjen dhe pasojat e këtij virusi, ndërsa pritet që institucionet shëndetësore të vazhdojnë monitorimin e rasteve dhe të publikojnë informacione të reja për situatën epidemiologjike në vend./emagazin.mk

Trending