Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka ftuar qytetarët që më 12 shtator, në orën 14:00, të bashkohen në një marshim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të luftëtarëve të lirisë dhe vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përcjell Zyrtare.
Ahmeti, përmes një postimi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marshojnë për, siç shprehet ai, ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.
“Pas çdo sakrifice dhe pritjeje duhet të triumfojnë drejtësia dhe liria”, ka shkruar Ahmeti.
Në fund të mesazhit, ai ka theksuar mbështetjen e tij për luftëtarët dhe heronjtë e luftës dhe të paqes, duke përmbyllur me thirrjen: “Për luftëtarët tanë, për heronjtë e luftës dhe të paqes, për UÇK-në!”./zyrtare.net/











