Këngëtarët Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj janë vendosur sërish në qendër të vëmendjes pas qarkullimit të një video ku po performonin bashkë.Teksa ndodheshin përballë publikut, Ledri iu drejtua Xhensilës duke i thënë “Të dua”.
Momentin e filmuan të pranishmit dhe pamjet u shpërndanë më pas në rrjetet sociale. Në video, Xhensila shihet duke buzëqeshur pas fjalëve të reperit.
Deklarata e Ledrit vjen në një kohë kur në rrjetet sociale kanë qarkulluar aludime për raportin mes dy artistëve.
Megjithatë, momenti në skenë nuk konfirmon se mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt ka një lidhje romantike.











