Më 04.09.2026 në ora 19:45 në SP Gostivar, një grua 35-vjeçare nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar se më 03.09.2026 rreth orës 23:50 në shtëpinë e tyre është sulmuar fizikisht dhe maltretuar nga bashkëshorti i saj V.M. (36). Ai i ka drejtuar edhe kërcënime për jetën. Më 04.09.2026 në ora 22:50, në rrugën “Ilinden” në Gostivar, V.M. është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Trending











