Trendy

Kasami: SharrCup sjell 80 çiklistë nga gjashtë shtete, Tetova po shndërrohet në destinacion të çiklizmit dhe turizmit

Para 2 orë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se sot në Tetovë është zhvilluar SharrCup, një ngjarje sportive që ka bashkuar çiklizmin, natyrën dhe promovimin e potencialeve turistike të qytetit dhe Malit Sharr, përcjell tetova1

Sipas Kasamit, rreth 80 çiklistë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Greqia, Zvicra dhe Bullgaria morën pjesë në garë.

Kasami thekson se përmes organizimeve të tilla synohet që Tetova të shndërrohet në një destinacion ku gjatë gjithë vitit zhvillohen aktivitete sportive, kulturore dhe turistike.

Postimi i plotë:

“TETOVA SOT ËSHTË QENDRA E ÇIKLIZMIT!

Sot, Tetova mirëpriti SharrCup, një ngjarje e veçantë sportive që bashkon çiklizmin, natyrën dhe promovimin e potencialeve të jashtëzakonshme të qytetit tonë dhe Malit Sharr.

Rreth 80 çiklistë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Greqia, Zvicra dhe Bullgaria garuan sot në Tetovë. 🇲🇰🇽🇰🇦🇱🇬🇷🇨🇭🇧🇬

Kjo është Tetova që duam, aktive, moderne, e hapur dhe e orientuar drejt zhvillimit të sportit dhe turizmit.

Qëllimi ynë është që Tetova të jetë një destinacion ku gjatë gjithë vitit zhvillohen ngjarje sportive, kulturore dhe turistike, duke sjellë më shumë vizitorë dhe duke promovuar bukuritë dhe potencialet që kemi!”, përfundon Kasami./tetova1.mk

Trending