Trendy

Netanyahu shton presionin ndaj Teheranit: Regjimi po lëkundet, fundi po afron!

Para 2 orë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka ashpërsuar retorikën ndaj Teheranit, duke deklaruar se Izraeli është i vendosur të punojë për përmbysjen e regjimit iranian dhe duke pretenduar se “fundi i tij po afron”.

“Regjimi është i dobët, po lufton për jetën e tij, po lëkundet”, deklaroi Netanyahu.

Kreu i qeverisë izraelite lëshoi gjithashtu një paralajmërim të drejtpërdrejtë për Teheranin. Sipas tij, nëse Irani “bën gabimin” të ndërmarrë një sulm kundër Izraelit, përgjigjja do të jetë jashtëzakonisht e fortë.

Netanyahu paralajmëroi se Irani do të pësonte “një goditje që as nuk mund ta imagjinojë” në rast të një sulmi ndaj Izraelit.

Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të larta dhe mes shqetësimeve për mundësinë e një sulmi iranian gjatë sezonit të festave hebraike, që nis javën e ardhshme.

Netanyahu kishte përdorur një retorikë të ngjashme edhe të enjten, kur e cilësoi përmbysjen e regjimit iranian si “misionin qendror” të Izraelit.

Duke iu referuar operacioneve ushtarake izraelite pas sulmit të udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023, Netanyahu pretendoi gjithashtu se veprimet e Izraelit kanë kontribuar në frenimin e kërcënimeve bërthamore dhe raketore që, sipas tij, vijnë nga Irani.

Trending