Trendy

Uji në fshatin Poroj është i pijshëm?!

Para 2 orë

Bashkësia Lokale e fshatit Poroj ka njoftuar banorët se janë realizuar analiza laboratorike private për cilësinë e ujit të pijshëm nga Avuzi dhe Buxhaku, përcjell tetova1

Sipas rezultateve të analizave, të dyja mostrat e ujit rezultojnë se i përmbushin standardet e kërkuara për ujë të pijshëm.

Analizat janë kryer nga Food Lab, laborator i akredituar sipas standardit ndërkombëtar MKC EN ISO/IEC 17025:2018.

Në njoftimin e tyre, nga Bashkësia Lokale Poroj theksojnë se kontrolli është realizuar me qëllim që banorëve t’u ofrohet më shumë siguri, transparencë dhe informacion i bazuar në analiza laboratorike për cilësinë e ujit.

Njoftimi i plotë i Bashkësisë Lokale Poroj:

“NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR BANORËT E POROJIT

Të nderuar bashkëfshatarë,

Me qëllim të informimit të drejtë dhe transparent të banorëve të fshatit Poroj, janë realizuar analiza laboratorike private për cilësinë e ujit të pijshëm nga Avuzi dhe Buxhaku.

Rezultatet laboratorike janë pozitive: të dyja mostrat e ujit rezultojnë se i përmbushin standardet e kërkuara për ujë të pijshëm.

Analizat janë kryer nga Food Lab, laborator i akredituar sipas standardit ndërkombëtar MKC EN ISO/IEC 17025:2018, standard që garanton kompetencën dhe besueshmërinë e laboratorit në kryerjen e analizave.

Ky kontroll është bërë për t’u ofruar banorëve më shumë siguri, transparencë dhe informacion të bazuar në analiza laboratorike për cilësinë e ujit që përdorim.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe besimin tuaj”, përfunojnë nga Bashkësia Lokale Poroj.

Kujtojmë se disa ditë më parë, autoritetet kishin njoftuar se uji nuk ishte i pijshëm në Poroj dhe në tre fshatra të tjera të Komunës së Tetovës, për shkak të rezultateve të analizave të ujit./tetova1.mk

Trending