Trendy
Screenshot

Pas mega-skandalit në Beograd – skandalin tjetër e prodhon zëdhënësja e BE-së

Para 2 orë

Shkruan: Enver Robelli

Ushtarët e Armatës së Serbisë ia bartin arkivolin kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq, Patriarku Porfirije e drejton meshën para varrimit, në ceremoninë e groposjes merr pjesë i biri i autokratit Aleksandar Vuçiq, disa ministra të qeverisë serbe marrin pjesë po ashtu në këtë manifestim të nacionalizmit serbomadh, ekspozohen dekoratat dhe shpata e gjenocidistit Mlladiq, televizionet transmetuan me orë të tëra direkt këtë çmenduri ksenofobe të quajtur varrim, pjesë e të cilit ishte edhe komplet udhëheqja e entitetit serb të Bosnjës – dhe në fund të ditës shfaqet një zëdhënëse e BE-së dhe thotë: nuk ishte varrim shtetëror. Flet si të ishte dhe me gjasë ishte koordinuar me regjimin e Vuçiqit. Një marshim të tillë nacionalist si sot Beogradi e ka organizuar vetëm më 1983, me rastin e varrimit të Aleksandar Rankoviqit.

Trending