Trendy

Në Sanxhak shpërthen Zukorliqi, thirrje për unitet të të gjitha partive boshnjake (Video)

Para 2 orë

Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim (SPP), Usame Zukorliq, ka reaguar ndaj skenave të djeshme në Beograd, duke deklaruar se madhërimi i kriminelëve të luftës lëndon thellësisht ndjenjat e boshnjakëve dhe dëshmon nevojën e ngutshme për një bashkëpunim më të fuqishëm politik mes përfaqësuesve boshnjakë.

„Çaste si kjo tregojnë qartë pse boshnjakëve u duhet bashkëpunimi politik. Nuk flasim për koalicione, as për ndarje pozitesh e funksionesh, por për një zë të përbashkët atëherë kur zëri i boshnjakëve duhet të dëgjohet me çdo kusht“, deklaroi Zukorliq.

Ai rikujtoi se SPP-ja në Kongresin e mbajtur së fundmi ka miratuar Deklaratën për Bashkim, ndërsa si një nga hapat e parë konkretë sheh nisjen e Forumit të Përfaqësuesve Politikë Boshnjakë të Sandxhakut.

Zukorliq u ka bërë ftesë publike kryetarit të SDA Sandžak, Sulejman Ugljanin, dhe kryetarit të SDP-së, Samir Lekiq, që brenda 72 orëve të ardhshme të mbajnë mbledhjen e parë punuese të këtij Forumi për të diskutuar për një reagim e veprim të përbashkët në situata të tilla kritike.

„Bashkimi nuk do të thotë të mendojmë njësoj për gjithçka, por që për çështjet më të rëndësishme kombëtare të veprojmë si një popull i vetëm. Bashkimi ynë nuk ka alternativë. Offendimeve dhe provokimeve t’u përgjigjemi me bashkim!“, përmbylli Zukorliq.(INA)

Video

Trending