Trendy

NPK „SHARRI“ nis vendosjen e rrjetit të ri të kanalizimit në rrugët „140“ dhe „141“ të Tetovës

Para 3 orë

NPK „SHARRI“ – Tetovë njofton banorët e rrugëve „140“ dhe „141“ se do të zhvillohen punime për vendosjen e rrjetit të ri të kanalizimit, përcjell tetova1

Për të mundësuar qasje të lirë të ekipeve dhe zhvillimin e sigurt të punimeve, nga ndërmarrja u bëhet apel banorëve që gjatë kohës së punimeve të mos i parkojnë automjetet përgjatë këtyre rrugëve dhe pranë zonave ku do të zhvillohen punimet.

Nga NPK „SHARRI“ falënderojnë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Njoftimi i plotë:

“NJOFTIM PËR QYTETARËT

PUNIME PËR VENDOSJEN E RRJETIT TË RI TË KANALIZIMIT

Lokacioni: Rrugët „140“ dhe „141“
Gjatë realizimit të punimeve

NPK „SHARRI“ – Tetovë i lut banorët e rrugëve „140“ dhe „141“ që gjatë kohës së punimeve të mos i parkojnë automjetet përgjatë rrugëve dhe pranë zonave ku zhvillohen punimet.

Kjo është e nevojshme për t’u mundësuar ekipeve tona qasje të lirë dhe punë të sigurt gjatë vendosjes së rrjetit të ri të kanalizimit.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Së bashku për një infrastrukturë më funksionale”, përfundojn nga NPK “Sharri” Tetovë./tetova1.mk

Trending