Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, tha të mërkurën se qeveria nuk planifikon të dëbojë palestinezët nga Gaza.
Kjo pasi dy ministra izraelitë këtë muaj paraqitën propozime për largimin masiv të palestinezëve nga territori bregdetar.
“Ne nuk planifikojmë të dëbojmë ose të deportojmë askënd nga Rripi i Gazës”, tha Saar në një konferencë për shtyp në Lubjanë të Sllovenisë.
“Nëse dikush dëshiron të emigrojë (me) vullnetin e tij, dhe ekziston një vend që është gati ta pranojë atë … ne nuk do ta kundërshtojmë këtë, por (gjithashtu) nuk do të detyrojmë askënd kundër vullnetit të tij”, tha ai.
Saar është në Slloveni për të hapur ambasadën izraelite në Lubjanë.
Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, tha të mërkurën më 2 shtator se “nuk ka zgjidhje të vërtetë për Gazën në fund të fundit pa këtë migrim” të palestinezëve.
Ministri i sigurisë i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, më 3 shtator përshkroi një plan shtatëvjeçar për largimin e popullsisë së Gazës përmes asaj që ai e përshkroi si “emigracion vullnetar”.
Ambasadori i SHBA-ve në Izrael, Mike Huckabee, ka thënë se Izraeli nuk ka plane për të detyruar palestinezët të largohen nga Gaza.
Izraeli do të mbajë zgjedhje të përgjithshme më 27 tetor.











