Maqedoni

Çfarë presidenti duan qytetarët? Punëtor, udhëheqës, patriot, të punojë për popullin…

Autori

Autori

Portali Tetova

April 4, 2024, 01:04

Çfarë presidenti duan qytetarët?

Këtë pyetje ua parashtruam disave nëpër rrugët e Shkupit, në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet presidenciale, kur në garë janë 7 kandidatë.

Duan që kushdo që të fitojë, të punojë për popullin si për familjen e tij.

– Patriot, dikë që mendon për kombin e vet, për shtetin e tij si për fëmijët e tij dhe në mënyrë eksplicite njeri që di të udhëheqë shtetin”

Njëri nuk deshi aspak të komentojë për politikën në Maqedoni.

– Çfarë karakteristika duhet të ketë presidenti ideal i shtetit?

– “Për në Maqedoni mos më pyet”

Ndërsa disa të tjerë e shohin me skepticizëm të ardhmen, sepse mendojnë se zyrtarët nuk po kujdesen mjaftueshëm për popullin.

“Në fillim të gjithë premtojnë, premtojnë, premtojnë deri sa të zënë vendin, kur të zënë vendin asnjë nga premtimet nuk e përmbushin, a do e përmbushin 20% prej premtimeve, për njerëzit e thjeshtë, për punëtorin e thjeshtë asnjë nga shteti nuk mendon për këta”

– Si duhet të punojë çfarë karakteristika duhet të ketë?

-Eja Ramçe fol ti ndonjë gjë…

-Dikush që do të vijë i ardhshëm?

“Ai punon rroga i shkon atij, nuk ka problem për atë por çfarë është kryesore për popullin askush nuk punon, as Qeveria as presidenti as deputetët”

“Për vete kanë punuar por për popullin asgjë”

–Çfarë duhet të punojë çfarë mendimi keni?

“Ta ndërtojnë ekonominë”

Ndërsa një tjetër na tha se mjafton të jetë i aftë t’i kryej detyrat e tij.

“Të jetë i aftë t’i kryej detyrat që janë në kompetencat e tij”

Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahen më 24 Prill, ndërsa i dyti më 8 maj, bashkë me ato parlamentare.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA