Trendy

Mexhiti: Vazhdojmë me përmirësimin e infrastrukturës në Sahat Kullë, asfaltohet rruga “Remzi Hoxha”

Para 2 orë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot qëndroi në lagjen Sahat Kulla, ku pa nga afër asfaltimin e një pjese të rrugës “Remzi Hoxha”, me sipërfaqe prej 850 m².

Asfaltimi është vazhdim i punimeve për përmirësimin e infrastrukturës në këtë pjesë të Çairit. Të gjitha objektet tashmë janë lidhur me sistemin e ri të ujësjellësit, ndërsa paralelisht po realizohet edhe çaktivizimi i rrjetit të vjetër.

“Sot po asfaltojmë një pjesë prej 850 m² të rrugës ‘Remzi Hoxha’, pasi paraprakisht të gjitha objektet i kemi lidhur me sistemin e ri të ujësjellësit. Pas përfundimit të këtyre punimeve vazhdojmë me asfaltimin dhe rregullimin e rrugëve të tjera në lagje. Sot ‘Remzi Hoxha’, nesër rrugët e tjera, në gjithë Çairin,” deklaroi Mexhiti.

Punimet do të vazhdojnë edhe në rrugët e tjera të Sahat Kullës, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve për banorët e kësaj lagjeje.

Trending