Pjesë të Tetovës, Bogovinës, Zhelinës dhe disa fshatra të Tetovës do të mbeten nesër, më 15 shtator, pa energji elektrike, për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes, shkruan tetova1
Sipas njoftimit, në Tetovë ndërprerjet do të jenë në dy termine.
Nga ora 08:30 deri në 09:00, pa energji elektrike do të jenë Strimnica, Falishi, një pjesë e Zhelinës, Leshnica e Poshtme dhe e Epërme, Çifliku, Llërca dhe Dëbërca.
Ndërsa nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërprerje e energjisë elektrike është paralajmëruar në rrugën 107, numri 40, në afërsi të marketit “Kiper”.
Në Komunën e Bogovinës, nga ora 06:55 deri në 07:30, ndërprerja do të përfshijë fshatin Bogovinë, pjesë të Kamjanit, Urviçit, Jellovjanit, Novosellës dhe Sellcës Keqe, si dhe disa objekte në zonën përreth.
Nga ora 09:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e Bogovinës, përfshirë edhe objekte që ndodhen në afërsi të varrezave të fshatit.
Në Komunën e Zhelinës, ndërprerje e energjisë elektrike është planifikuar nga ora 09:30 deri në 14:30 në një pjesë të fshatit Trebosh./tetova1.mk











