Ata kanë ngritur alarm duke sugjeruar që të kufizohen udhëtimet dhe punët e tjera të ditës, pasi, sipas tyre, ka mundësi që të mos e përfundojnë angazhimin në kohën e parashikuar.
Ditën e mërkurë (16 shtator), kur do të jepet vendimi përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, sipas Ambasadës Amerikane në Kosovë, pritet të ketë demonstrata të mëdha.
Prandaj, ata kanë ngritur alarm duke sugjeruar që të kufizohen udhëtimet dhe punët e tjera të ditës, pasi, sipas tyre, ka mundësi që të mos e përfundojnë angazhimin në kohën e parashikuar.
“Disa organizata po planifikojnë protesta të mëdha për të mërkurën, më 16 shtator, në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera të mëdha të Kosovës. Këto protesta mund të shkaktojnë grumbullime të mëdha të njerëzve, bllokime të rrugëve dhe pengesa të mëdha në qarkullimin rrugor. Këshillohet që të kufizoni udhëtimet vetëm në zonën e menjëhershme përreth vendbanimit tuaj dhe të shmangni udhëtimin drejt vendit të punës apo shkollave nëse rruga juaj kalon nëpër zonat e prekura, pasi mund të mos jeni në gjendje ta përfundoni udhëtimin në kohën e parashikuar”, shkruan në reagimin e Ambasadës.
Ambasada e SHBA-së po ashtu tha se personelin e vet e ka këshilluar që të shmangë çdo udhëtim dhe të mos i dërgojë fëmijët në shkollë.
“Personelit të Qeverisë së SHBA-së i është këshilluar të shmangë çdo udhëtim të panevojshëm në afërsi të protestave dhe të mos i dërgojë fëmijët në shkollë më 16 shtator, për shkak të mundësisë së lartë për pengesa në qarkullim. Ambasada e SHBA-së do të jetë e hapur, ndërsa shërbimet konsullore do të ofrohen në mënyrë të kufizuar, sipas nevojës.”











