Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Anxhela Ageler në Click Plus në TV21 tha se për 9 muaj, SHBA-të kanë futur më tepër persona nga Maqedonia e Veriut në “Listën e zezë” sesa e gjithë periudha që nga pavarësia e vendit.
“Një nga gjërat që unë vlerësoj, siç e dini, SHBA-të kanë caktuar më tepër persona për sanksione nga ky vend në 9 muajt e fundit sesa ne që kemi caktuar, besoj që nga pavarësia. Kështu që duke i treguar ata që…sërish, vjedhin nga vendi i tyre dhe nga qytetarët, e ka…unë besoj dhe e e kam parë, e ka ngritur nivelin e bisedës në një nivel publik”, tha Ageler.
E pyetur se pse SHBA-të nuk i ndajnë provat me autoritetet në Maqedoninë e Veriut për personat në listën e zezë amerikane, ambasadorja Anxhela Ageler në Click Plus në TV21 tha se shumica e provave janë siguruar prej këtu dhe se Prokuroria dhe gjykatat mund t’i sigurojnë të njëjtat.
Kemi ligje të privatësisë dhe do të shkeleshin ligjet tona nëse i hapim ato raste dhe nëse ndajmë provat, gjithsesi ato prova janë…shumica prej tyre, jo të gjitha, disa kanë ardhur nga burime brenda SHBA-së, por shumica e tyre kanë ardhur prej këtu, nga ky vend. Pra, nëse diplomatët amerikanë mund të mbledhin informacione që ofruan prova të mjaftueshme, atëherë me siguri një hetues ose prokuror, ose çdokush nga zbatuesit e ligjit ose nga gjyqësori, mund t’i gjejë provat e njëjta”, theksoi Ageler.
-
https://www.facebook.com/watch/?v=827467622733644