Policia Kombëtare spanjolle ka shkatërruar një organizatë kriminale shqiptare, e dyshuar për importimin dhe eksportimin e sasive të mëdha të kokainës drejt vendeve të tjera europiane.
Operacioni, i nisur në vitin 2025 në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare, është zhvilluar kryesisht në Andaluzi, Katalonjë dhe zona të tjera të Spanjës.
Hetuesit zbuluan se grupi transportonte drogën nga Kolumbia drejt zonës së Campo de Gibraltar dhe më pas e lëvizte me makina drejt destinacioneve në veri të Europës.
Sipas policisë, organizata përdorte metoda të sofistikuara vëzhgimi. Udhëtimet e shkurtra, komunikimet e kufizuara telefonike dhe takimet e drejtpërdrejta mes drejtuesve tregonin një nivel të lartë organizimi.
Në kuadër të operacionit janë arrestuar 15 persona, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar:
2.700 kilogramë kokainë;
29 automjete luksoze;
dy armë zjarri;
bizhuteri;
pasuri të paluajtshme;
llogari bankare;
goditja e parë ndaj grupit erdhi më 10 prill, kur policia kontrolloi njëkohësisht tre banesa dhe një punishte në Málaga, Estepona, Marbella dhe Churriana, ku u gjetën 1.434 kilogramë kokainë. Në të njëjtën kohë, në një vilë në Sant Just Desvern, në Katalonjë, e përdorur si depo, u zbuluan edhe 1.351 kilogramë të tjera.











