Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të enjten se ka pasur “përparim të madh” drejt krijimit të një baze ushtarake amerikane në Poloni, duke e cilësuar nismën e mundshme si një “hap historik” në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Varshavës.
“Falë lidershipit të guximshëm të mikut tim, Karol Nawrocki, Presidentit të Polonisë, po bëhet përparim i madh drejt krijimit të një baze ushtarake amerikane në Poloni”, shkroi Trump në një postim në platformën e tij sociale Truth.
Presidenti amerikan shtoi se vendndodhja e bazës mund të bëhet e ditur së shpejti, nëse plani konkretizohet.
Nëse kjo ndodh, vendi do të shpallet shumë shpejt. Ky do të jetë një hap historik për Aleancën tonë të Madhe SHBA/Polake”, shkroi Trump.
Deklaratat e tij vijnë në kuadër të diskutimeve për forcimin e pranisë ushtarake amerikane në Poloni dhe të bashkëpunimit të sigurisë mes dy vendeve.
SHBA-të aktualisht kanë rreth 10,000 forca rotative në Poloni, si dhe 11 vende instalimi, me selinë e Garnizonit të Ushtrisë Amerikane në Poznan.











