Trendy

Granit Xhaka nën hetime nga Prokuroria e Luzernit

Para 2 orë

Prokuroria e Luzernit ka nisur procedurë penale ndaj kapitenit të Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, lidhur me dyshimet për përdorimin e një certifikate të falsifikuar për vaksinim nga COVID-19.

Sipas raportimit të mediumit zviceran “Blick”, autoritetet po hetojnë nëse certifikata që dëshmonte vaksinimin e Xhakës ishte e rregullt apo ishte lëshuar në mënyrë të parregullt.

Rasti lidhet me një hetim ndaj një mjekeje në Luzern, ordinanca e së cilës ishte kontrolluar nga policia në vitin 2023 mbi dyshimet se ka lëshuar certifikata të vaksinimit anti-Covid në mënyrë të parregullt. Gjatë kontrollit, autoritetet kishin sekuestruar materiale që tashmë janë pjesë e hetimeve.

Xhaka i ka mohuar akuzat.

Sipas përfaqësuesit të Xhakës, Andreas Bantel, futbollisti i Sunderlandit posedon dokumentacionin nga mjekja që dëshmon se është vaksinuar dy herë, më 25 janar dhe 11 nëntor të vitit 2022.

 

Trending