Trendy

Protesta në Prishtinë pas vendimit në Hagë, qindra pjesëmarrës

Para 2 orë

Protesta kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku janë mbledhur qindra protestues.

Në mesin e pjesëmarrësve shihet edhe djali i Hashim Thaçit, Endriti, ku krahë tij shihet duke qëndruar këngëtari Ledri Vula.

Protesta po zhvillohet me thirrje në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Në fillim të protestës është shpalosur edhe një flamur gjigant kombëtar me stemën e UÇK-së.

Trending